Divizioni për Transparencë në Komuna, me mbështetje financiare të OSBE-së, më 10.06.2014 e mbajti takimin regjional në Prizren, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. 11 qershor 2014
Divizioni për Transparencë në Komuna, me mbështetje financiare të OSBE-së, më 10.06.2014 e mbajti takimin regjional në Prizren, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. Gjatë takimit u diskutuan transparenca në nivel lokal, zbatimi i ligjit për qasje në dokumente publike, duke përfshirë; takimit publike, mbledhjet kuvendeve të komunave dhe Plani i Veprimit për Transparencë në Komuna.
Në punëtorinë e mbajtur në regjionin e Prizrenit morën pjesë përfaqësues të komunave: Suharekë, Malishevë, Dragash , Rahovec ,Mamushë dhe Prizren.
Prezent në takim ishin 16 pjesëmarrës, përfshirë drejtorët e administratës, zyrtarë ligjorë , zyrtarë të informimit dhe shefat/et e kabinetit të kryetarit të komunës, përfaqësues nga MAPL dhe OSBE.
Takimin e kryesoi Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Perfomancë dhe Transparencë- MAPL, ndërsa prezantimin “Transparenca në nivel lokal dhe e drejta e qasjes në dokumente publike” e bëri Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna MAPL, Pasqyrim i aktiviteteve të OSBE-së rreth transparencës në komuna nga – Krenar Loshi OSBE-së dhe Besim Myrtezani “Publikimi i akteve komunale dhe plani i veprimit për transparencë”.
Në këtë takim pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i japin komentet, plotësimet dhe sugjerimet e tyre.