Me datën 21 dhe 22 Gusht 2014 një ekip nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në përbërje: Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të legjislacionit, Bashkim Bordoniqi, Arkivist në MAPL dhe Edona Berisha, Zyrtare e larte ligjore vizituan katër komuna të Republikës së Kosovës: Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Gjakovë, me qëllim që të njihen nga afër me funksionimin e qendrave të shërbimeve me qytetarë në komuna në raport me arkivën/shkrimoren. 25 gusht 2014
Me datën 21 dhe 22 Gusht 2014 një ekip nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në përbërje: Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të legjislacionit, Bashkim Bordoniqi, Arkivist në MAPL dhe Edona Berisha, Zyrtare e larte ligjore vizituan katër komuna të Republikës së Kosovës: Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Gjakovë, me qëllim qe te njihen nga afër me funksionimin e qendrave të shërbimeve me qytetarë në komuna në raport me arkivën/shkrimoren. Ministria është në fazën e plotësim – ndryshimit të Udhëzimit administrativ 2011/03 (MAPL) për organizimin dhe funksionimin e qendrave të shërbimeve për qytetarë në komuna, konform Ligjit për administrimin e punës në zyre Nr. 04/L-184. Kjo vizitë poashtu synon të identifikojë vështirësitë që kanë komunat në implementimin e kornizës ligjore dhe adresimin e tyre në udhëzimin e ri administrativ për qendrat për shërbim me qytetarë. Ne kuadër te këtyre vizitave takimet u realizuan me Drejtoret e Administratës në komuna, Shefin e Qendrës së Shërbimeve të Qytetarëve dhe Arkivistin e komunës.