Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) mbajti takimin e parë regjional me komunat, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, që kishte për qëllim informimin rreth të drejtave të komuniteteve dhe pakon ligjore për të drejtat e njeriut e cila është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. 17 shtator 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) mbajti takimin e parë regjional me komunat, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, që kishte për qëllim informimin rreth të drejtave të komuniteteve dhe pakon ligjore për të drejtat e njeriut e cila është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Z.Avni Sahiti, Udhëheqësi i Departamentit për Performancë, Transparencë Komunale pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të pranishmit me sfidat në planin nacional të veprimit për liberalizimin e vizave, obligimet që duhen përmbushen nga komunat gjatë periudhave raportuese, procesit të ndryshimeve në fushën e legjislacionit dhe hapave të përbashkët në përmbushjen e obligimeve. Gjithashtu, z.Sahiti i njoftoi edhe me agjenden dhe procesin e ndyshimeve të ligjeve që prekin fushën e të drejtave të njeriut.
Drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit ligjore Z. Besim Kajtazi, dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë prezantuan tri draft ligje: Ligji për Barazi Gjinore, Ligji për Avokatin e Popullit dhe Ligji Kundër Diskriminimit, ndërsa zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit prezantoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Të pranishmit patën rastin të njoftohen edhe me strukturat lokale për të drejtat e njeriut gjegjësisht, strukturat lokale për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në komuna.
Përfitues nga ky takim ishin 41 gjithësejt zyrtarë komunal pjesëmarrës, 30 shqiptarë, 8 serb, 1 turk dhe 2 boshnjak prej tyre 16 femra, 24 meshkuj.