Janë mbajtur trajnimet me zyrtarët e komunave të dala nga Pakoja e Ahtisarit

05 dhjetor 2014

Në organizim të Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve në Komuna dhe me përkrahjen teknike të OSBE-së është realizuar plani i trajnimeve për ngritje e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të komunave: Graçanic, Kllokot, Partesh dhe Novo Bërdë.

Në organizim të Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve në Komuna dhe me përkrahjen teknike të OSBE-së është realizuar plani i trajnimeve për ngritje e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të komunave: Graçanic, Kllokot, Partesh dhe Novo Bërdë. Sipas Planit të Punës të DNKK gjatë muajve të kaluar është hartuar pyetësori për vlerësimin e kapaicteteve profesionale të komunave të dala nga Pakoja e Ahtisarit dhe pas grumbullimit të të dhënave, është bërë vlerësimi i këtyre kapaciteteve.

Nga vlerësimi i kapaciteteve profesionale të dala nga pyetësorët ka dalë si nevojë përgatitja dhe mbatja e trajnimeve në disa prej fushave më specifike, si në administratën publike, në planifikimin hapësinor dhe në planifikimin e buxhetit. Brenda një afati të shkurtër DNKK, në bashkëpunim me OSBE i ka realizuar tri trajnime në këto tema:

1.”Ligji për Procedurën Administrative”, i mbajtur më datë 14.11.2014 në Gjilan me zyrtarët e komunave të lartpërmendura me zyrtarët e drejtorive të administratave komunale.

2. “Planifikimi Hapësinor” është mbajtur më datë 19.11.2014, që janë përfshirë zyrtarët e drejtorive të urbanizimit dhe të kadastrit, dhe

3. “Planifikimi dhe menaxhimi i ciklit buxhetor” është mbajtur më datë  21.11.2014, ku pjesëmarrës kanë qenë zyrtarët e drejtorive të buxhetit dhe të financave.

Ligjëruesit kanë qenë specialistë nga Ministria e Administratës Publike, nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Temat e trajnimeve janë propozuara nga DNKK, që kanë dalë pas vlerësimit të pyetësorëve për vlerësimin e kapaciteteve në komuna.