Është organizuar takimi me Udhëheqësit e DIEKP-ve të ministrive të linjës, përfaqësuesit e GIZ-it dhe AKK-së për të diskutuar lidhur me…
Është organizuar takimi me Udhëheqësit e DIEKP-ve të ministrive të linjës, përfaqësuesit e GIZ-it dhe AKK-së për të diskutuar lidhur me:
1) Obligimet e komunave nga PVMSA-ja 2015;
2) Koordinimi ndër-institucional në procesin e raportimit për aktivitetet e komunave;
3) Obligimet e përbashkëta të komunave dhe institucioneve relevante qendrore;
4) Koordinimi i aktiviteteve dhe aranzhimet e punëve për vitin 2015;
Udhëheqësja e DIEKP-së znj. Rozafa Ukimeraj hapi takimin duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. Më tej, znj. Ukimeraj theksoi se “ janë shumë detyra të përbashkëta që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian të Kosovës, veçanërisht nga PVMSA-ja dhe pikërisht ideja ka qenë se si të koordinohemi me ministritë e linjës lidhur me këto detyra në mënyrë që komunat të kenë më të lehtë raportimin në fjalë dhe mos të bëjmë punë të dyfishuara”.
Po ashtu, znj. Ukimeraj kërkoj nga të pranishmit të tregojnë praktikat e tyre se si e realizojnë komunikimin e tyre me komunat.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e MAPL-së që ka me komunat sidomos në koordinimin e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane.
Gjithashtu, të pranishmit e vlerësuan lartë idenë e takimit për sa i përket fuqizimit të koordinimit ndërinstitucional dhe u dakorduan që të marrin matricën e PVMSA-së për vitin 2015 me qëllim të dhënies së kontributit të tyre përmes plotësimit të indikatorëve. Krahas kësaj kërkua që paraprakisht të bëhet trajnimi i Zyrtarëve Komunal për Integrime Evropiane.
Në përmbyllje të takimit znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e DIEKP-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në takimin e sotëm duke theksuar se “ky do të jetë vetëm takimi ynë i parë në vazhdën e takimeve që do të kemi. Prandaj, dua të rikonfirmoj edhe njëherë gatishmërinë tonë që të bashkëpunojmë në mënyrë që të arrijmë rezultate sa më të mira në procesin e integrimeve evropiane.