Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka mbajtur sot takimin me Nënkryetarët e Komunave për Komunitete për të prezantuar dokumentin udhëzues lidhur me “Termat e Referencës për Nënkryetarët e Komunave për Komunitete”, të cilat janë hartuar bazuar në legjislacionin për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës. 17 dhjetor 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka mbajtur sot takimin me Nënkryetarët e Komunave për Komunitete për të prezantuar dokumentin udhëzues lidhur me “Termat e Referencës për Nënkryetarët e Komunave për Komunitete”, të cilat janë hartuar bazuar në legjislacionin për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës.
Nga të pranishmit është vlerësuar se roli i nënkryetarëve të komunave për komunitete është i rëndësishëm në promovimin dhe afirmimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve jo-shumicë që jetojnë brenda territorit administrativ të komunës. Poashtu është e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm të nënkryetarëve të komunave për komunitete me zyrtar tjerë komunal si dhe me përfaqësuesit e komuniteteve për të identifikuar nevojat dhe adresuar realizimin e tyre.
Në fund të takimit u theksua se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në edhe gjatë vitit 2015, do të vazhdojë të punojë ngushtë në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal, për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisje lokale.