Më 18 Dhjetor 2014 është mbajtur takimi i katërt i Komitetit te Përbashkët për Monitorimin e programit te IPA-s Bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Kosovës 19 dhjetor 2014
Më 18 Dhjetor 2014 është mbajtur takimi i katërt i Komitetit te Përbashkët për Monitorimin e programit te IPA-s Bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Kosovës. Gjate takimit është biseduar lidhur me zhvillimin e aktuale dhe aktivitete në të ardhmen për IPA Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Kosovës.
Për anëtaret e KPM është prezantuar puna e JTS/Antenës për vitin 2014 dhe për periudhën 2015, Plani Vjetor i Punës për 2015 si dhe Plani i Veprimit për Komunikim për 2015. Sa i përket Thirrjes së Pare për Propozime është diskutuar për procesin deri më tani.
Anëtarët e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit gjatë takimit u informuan rreth projektit strategjik për Konstruktimin e ndërtesës së përbashkët në pikën kufitare në Stanqiq-Bella Novce.