Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani dhe zyrtarë tjerë, kanë marr pjesë në takimin e organizuar në Gjilan nga OSBE – Misioni në Kosovë me kryetarët e komunave, Gjilan, Ferizaj, Viti, Kllokot, Novobërdë, Hani i Elezit, Kaçanik, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Kaçanik, për të diskutuar lidhur me arritjet e komunave në realizimin e punëve në vitin 2014, si dhe planet për vitin 2015. 19 dhjetor 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani dhe zyrtarë tjerë, kanë marr pjesë në takimin e organizuar në Gjilan nga OSBE – Misioni në Kosovë me kryetarët e komunave, Gjilan, Ferizaj, Viti, Kllokot, Novobërdë, Hani i Elezit, Kaçanik, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Kaçanik, për të diskutuar lidhur me arritjet e komunave në realizimin e punëve në vitin 2014, si dhe planet për vitin 2015.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e qëndrueshëm në mes të komunave, planin për riintegrimin dhe afirmimin e të drejtave të njeriut me theks të veçantë komunitetin REA, fuqizimin e qendrave rinore në komuna, sigurinë publike, transparencën komunale, bashkëpunimin e MAPL-së me komunat dhe OSCE, dialogun ndërfetar, si dhe trajtimin e përbashkët të qeneve endacak në komuna.