Takimi i parë i të gjitha institucioneve relevante për qentë endacakë

Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka organizuar takimin e parë të përbashkët me përfaqësuesit e komunave, të institucioneve përkatëse për siguri publike dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare në temën e sigurisë dhe rrezikut nga qentë endacakë.
Takimi u kryesua nga ministri  i MAPL-së z. Ljubomir Mariç, dhe  Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z.Besnik Osmani, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Naim Ismaili, përfaqësues si dhe nga përfaqësuesi i Presidentes Atifete Jahjaga, Policisë, përfaqësues të disa komunave, dhe OJQ-ve. 23 Dhjetor 2014

Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka organizuar takimin e parë të përbashkët me përfaqësuesit e komunave, të institucioneve përkatëse për siguri publike dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare në temën e sigurisë dhe rrezikut nga qentë endacakë.
Takimi u kryesua nga ministri  i MAPL-së z. Ljubomir Mariç, dhe  Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z.Besnik Osmani, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Naim Ismaili, përfaqësues si dhe nga përfaqësuesi i Presidentes Atifete Jahjaga, Policisë, përfaqësues të disa komunave, dhe OJQ-ve.

Pjesëmarrësit prezantuan shqetësimet e tyre dhe diskutuan çështjen e gjetjes së një zgjidhje urgjente që përfshin hartimin të legjislacionit dhe mekanizmave të përshtatshme, si dhe sigurimin e fondeve me qëllimin për institucionet lokale t’u mundësohet zgjidhja e këtij problemi dhe që sigurinë t’a sjellin në nivel të kënaqshëm. Gjithashtu është biseduar për një plan afat-mesëm të cilën komunat do duhej t’a ndërtonin. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të pajtimit se duhet të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë në afatin më të shkurtër dhe duke qenë të obliguar në pjesëmarrje aktive në gjetjen e saj.

Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan që MAPL në bazë të asaj që pjesëmarrësit do t’i dërgojnë propozimet e tyre në Ministri, pastaj do të përgatitet  një plan veprimi që do të zhvillohet më tutje.

Takimi i organizuar sot ishte takimi i parë me grupe të interesit pas një serie takimesh të iniciuara nga Ministria e Pushtetit Lokal, pas vdekjes së djalit shtatë-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili javën e kaluar vdiq nga kafshimet e qenve endacak.