Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , ku u prit nga ministri i MAPL-së z. Ljubomir Maric.
16 janar 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , ku u prit nga ministri i MAPL-së z. Ljubomir Maric.
Ministri Maric e informoi Kryeministrin Mustafa me fushëveprimin, prioritetet dhe objektivat strategjike tё Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal me theks të veçantë për procesin e reformimit te pushtetit lokal dhe mandatin e MAPL-së në raport me avancimin dhe fuqizimin e komunave.
Çështjet që janë me prioritet për pushtetin lokal, si koordinimi ndërministror i fondeve për investime kapitale, nevojat për statistika te besueshme te popullsisë, ndihma më e madhe e Qeverisë në ngritjen e kapaciteteve institucionale të komunave dhe zhvillimi i mëtutjeshëm te legjislacionit për vetëqeverisje lokale kanë qenë disa nga temat e rëndësishme që janë trajtuar.
Kryeministri Mustafa, a shprehi mbështetjen e tij për angazhimet e Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në fushëveprimin e saj për mbështetur komunat në avancimin e qeverisjes lokale dhe premtoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë përkrahje për MAPL-në në realizimin e objektivave strategjike në raport me komunat e Kosovës.
Në takim janë adresuar edhe çështjet e buxheteve komunale të cilat në disa raste nuk janë të mjaftueshme për funksionim e komunave dhe nevojat e tyre . Po ashtu është biseduar edhe për të gjitha problemet aktuale me të cilat ballafaqohen komunat me shumicë të komunitetit serb janë, në mënyrë që bashkërisht të punohet në gjetjen e zgjidhjeve adekuate.
Në takimin e përbashkët, Kryeministri Mustafa dhe Ministri Maric, u zotuan se do kenë në prioritet të punojnë me përkushtim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve duke ngritur cilësinë e jetesës për qytetarët dhe duke ofruar të drejta të barabarta për të gjithë.