Maric: Zbatimi i ligjeve dhe përmbushja e obligimeve me qëllim të realizimit të vlerave evropiane dhe të drejtave të barabarta të të gjitha komuniteteve, janë prioritet që duhet të zbatohen nga komunat
Maric: Zbatimi i ligjeve dhe përmbushja e obligimeve me qëllim të realizimit të vlerave evropiane dhe të drejtave të barabarta të të gjitha komuniteteve, janë prioritet që duhet të zbatohen nga komunat
23 janar 2015 , Prishtinë
Në kuadër të aktiviteteve të tij, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ljubomir Maric, të premten me 23.01.2015 vizitoi komunën e Pejës me ç’rast u prit nga Kryetari i komunës z. Gazmend Muhaxheri.
Kryetari Muhaxheri e njoftoi Ministrin Maric me projektet zhvillimore që është duke realizuar komuna e Pejës si dhe planet dhe prioritetet që priten të realizohen gjatë këtij viti. Ai prezantoi edhe potencialet e Komunës së Pejës në kuptim të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, me theks të veçantë potencialet e turizmit përmes ndërtimit të qendrës për skijim, i cili ka karakter regjional, si dhe kapacitetet bujqësore.
Ministri Maric tha se njëra nga komponentët më të rëndësishme që duhet të fokusohet komuna është zbatimi i ligjit dhe përmbushja e obligimeve në zbatimin e standardeve evropiane për krijimin e kushteve për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe realizimi i të drejtave elementare përmes funksionimit të plotë të shërbimeve publike.
Gjatë takimit me kryetarin Muhaxheri, Ministri Maric ofroi mbështetjen e plotë nga MAPL-ja për komunën e Pejës duke shtuar se përmirësimi i mirëqenies qytetare ka rëndësi të veçantë dhe duhet trajtuar si e veçantë duke realizuar projekte që gjenerojnë vende të reja të punës dhe ngritin cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ndërsa lidhur me projektet zhvillimore, Ministri Maric theksoi se forcimi i kapaciteteve të zyrave projektuese ka rëndësi të veçantë në mënyrë që fondet të cilat janë në dispozicion, posaçërisht nga bashkimi evropian, të përdoren për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Vizita e Ministrit Maric në Komunën e Pejës u realizua me qëllim të njohjes për së afërmi me progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat si dhe identifikimin e nevojave për mbështetje nga MAPL-ja.
Pas vizitës në Komunën e Pejës Ministri Maric vizitoi edhe fshatin Levozhe të banuar me pjesëtarë të komunitetit serb me ç’rast bisedoi me përfaqësuesit e këtij fshati të cilët e njoftuan më nevojat e tyre për mbështetje nga institucionet qendrore me qëllim të krijimit të kushteve për një perspektivë dhe jetë më të mirë. Ministri Maric gjithashtu vizitoi përfaqësuesit e komunitetit serb në Gorazhdevc me ç’rast bisedoi për probleme të rëndësishme me të cilat ballafaqohen banorët e këtij rajoni.