Në kaudër të aktiviteteve për regjistrimin për fushatën e regjistrit falas të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila vizituan familjet e komunitetit RAE, në Komunën e Gjakovës. 11 shkurt 2015, Prishtinë
Në kaudër të aktiviteteve për regjistrimin për fushatën e regjistrit falas të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila vizituan familjet e komunitetit RAE, në Komunën e Gjakovës.
Me këtë rast, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari- Lila, iu bënë thirrje komunitetit RAE në Gjakovë që ti shfrytëzojnë të drejta e tyre për të qenë qytetarë të barabartë të Kosovës dhe ta kryejnë procesin e regjistrimit.
Gjatë takimin me zëvendësministrin Bajram Gecaj dhe Sekretarin e përgjithshëm të MAPL-së, z. Besnik Osmani, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila, tha se në Komunën e Gjakovës jetojnë 5% qytetarë të komunitetit egjiptian, 1% komunitetit rom dhe 1% e komunitetit ashkali ndërsa për procesin e regjistrimit tha se komuna do ti zbatojë të gjitha udhëzimet në lidhje me regjistrimin e komunitet RAE.
Në kuadër të fushatës për regjistrimin e komuniteti RAE, ekipet e MAPL-së kanë shpërndarë fletëpalosje, banerë dhe bluza në gjuhën shqipe, serbe dhe rome.