Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e Komunave, ekipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 10 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Deçanit dhe në Komunën e Junikut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave 23 mars 2015
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e Komunave, ekipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 10 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Deçanit dhe në Komunën e Junikut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Deçanit, me ç’rast kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj dhe drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Vizita e dytë është realizuar në komunën e Junikut, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga kryetari i komunës z. Agron Kuçi dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në të dy takimet u diskutuan obligimet e komunave nga dialogu për liberalizimin e vizave; adresimi i sfidave nga raporti i progresit si dhe mundësitë e bashkëpunimit sa i përket përmbushjes së detyrimeve nga agjenda evropiane për komunat.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, janë paraqitur të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Deçanit dhe Komunës së Junikut, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Deçanit dhe të Junikut, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, ri-konfirmuan vazhdimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.