Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës, u mbajt takimi i dytë i Bordit Drejtues të projektit rajonal “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e minoriteteve në Evropën Juglindore” 26 mars 2015, Prishtinë
Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës, u mbajt takimi i dytë i Bordit Drejtues të projektit rajonal “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e minoriteteve në Evropën Juglindore”
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Mali i zi dhe Serbia.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj tha se në shtetin e Kosovës, garantimi i trajtimit të barabartë të pakicave është i siguruar nëpërmjet Kushtetutës dhe akteve të tjera ligjore dhe strategjike, të miratuara tashmë por me gjithë angazhimet e marra dhe detyrimet e realizuara, mbetet ende për të bërë në këtë drejtim. “Projekti ka qasje në nivelin vendor dhe synon përmirësimin e jetesës së banorëve në Komuna. Ajo për të cilën kemi më shumë nevojë, është pikërisht mbështetja konkrete e personave në terren, duke synuar mos-diskriminim e tyre, për shkak se i përkasin pakicave të caktuara” tha zëvendësministri Gecaj.
Zëvendësministri Bajram Gecaj tha se projekti është i dedikuar që ta ndihmojë Kosovën në eliminimin e barrierave për personat që i përkasin pakicave në katër komunat, që janë përzgjedhur për tu financuar prej tij, por edhe në forcimin e kapaciteteve administrative dhe stafit të komunave, të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e pakicave.
Në takimin e Bordit Drejtues të projektit rajonal “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e minoriteteve në Evropën Juglindore morën pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Mali i zi dhe Serbia.