Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organoni sot takimin me përfaqësues të projekteve që veprojnë në Kosovë dhe kanë për fokus projektet e orientuara në komunat e Kosovës ku u diskutua lidhur me projektet për ngritjen e kapaciteteve në komuna dhe koordinimin me MAPL-në në mënyrë që trajnimet ta kenë rezultate të suksesshme në kuadër të ngritjes së kapacitete në nivelin lokal. 03 prill 2014, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organoni sot takimin me përfaqësues të projekteve që veprojnë në Kosovë dhe kanë për fokus projektet e orientuara në komunat e Kosovës ku u diskutua lidhur me projektet për ngritjen e kapaciteteve në komuna dhe koordinimin me MAPL-në në mënyrë që trajnimet ta kenë rezultate të suksesshme në kuadër të ngritjes së kapacitete në nivelin lokal.
Sekretari i Përgjigjëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë iniciativë që trajnimet e organizuar për komunat në kuadër ngritjes së kapaciteteve në nivelin lokal, të koordinohen bashkërisht me Institutin e Kosovës për Administratë Publike që është institucion kompetent për trajnimin e zyrtarëve publik. Ai shtoi se trajnimet të cilat organizohen në komuna duhet të kenë për bazë nevojat e identifikuara për ngritje profesionale dhe të jenë të bazuara në vlerësimin e kapaciteteve në komuna.
Drejtori i Departamentit për Performancë dhe Ngritje të Kapaciteteve në Komuna, z. Avni Sahiti, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me IKPA-in dhe donatorët deri tani ka realizuar trajnime në 19 module të ndryshme, ndërsa gjatë prezantimit të aktiviteteve që planifikohen gjatë këtij viti, bazuar në planin operacional për trajnimet në komuna, z. Sahiti njoftoi se trajnimet do të realizohen në 17 fusha të ndryshme që janë identifikuar nga MAPL-ja siç janë: Planifikimi dhe Buxheti , Përgjegjësitë e sekretariatit të asambleve komunale, Bashkimi Evropian dhe Procesi i integrimit, Transparenca komunale dhe fusha të tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapacitetit të zyrtarëve komunal në harmoni me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuar me ligjet dhe udhëzimet përkatëse.
Në takimin me përfaqësues të organizatave donatore për nivelin lokal përfaqësues të projekteve nga OSBE USAID, UN-HABITAT, GIZ, OSBE, SDS dhe projekte tjera u diskutua edhe për vlerësimin e nevojave për ngritjet të kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale dhe identifikimin e aktiviteteve për të ardhmen në kuadër të organizimit të trajnimeve për komunat. Përfaqësuesit e organizatave donatore në takim u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me MAPL-në në kuadër të organizmit të trajnimeve për komunat konform nevojave dhe kërkesave të identifikuara.