Konform mandatit ligjor të përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikoi raportin për Funksionimit të Komunave të Kosovës për vitin 2014.
24 prill 2015
Konform mandatit ligjor të përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikoi raportin për Funksionimit të Komunave të Kosovës, për vitin 2014.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj tha se komunat e Kosovës kanë mbajtur gjithsej 472 mbledhje dhe kanë miratuar 2030 akte nënligjore të cilat ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të përcaktuara me legjislacionin për vetëqeverisje lokale si dhe ligjet sektoriale që kanë ndikim në vetëqeverisjen lokale. Gjatë miratimit të akteve, Zëvendësministri Gecaj tha se MAPL-ja ka vlerësuar se 52 akte të komunave nuk kanë qenë në pajtim të plotë me ligjin dhe ka kërkuar nga komunat të ndërmarrin veprimet për harmonizimin e tyre dhe deri tani janë harmonizuar 35 prej tyre, ndërsa MAPL është duke punuar ngushtë me autoritetet lokale që të sigurojmë harmonizimin e akteve tjera, të cilat ndërlidhen me menaxhimin e pronës komunale, themelimin e ndërmarrjeve publike, miratimin e buxheteve, miratimin dhe ndryshimin e statuteve komunale, rregulloreve lokale dhe fusha të tjera.
Lidhur me vlerësimin e performancës së komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarë, Zëvendësministri Gecaj tha se është vërejtur se në disa fusha ka pasur përformancë më të ulët të ofrimit të shërbimeve, veçanërisht në fushën e kulturës, rinisë, sportit, parqeve dhe shesheve, ndriçimit publik si dhe deponimit të mbeturinave. “Me qëllim të adresimit të këtyre vështirësive në bashkëpunim me komunat, institucionet tjera dhe komunitetin e donatorëve jemi duke punuar ngushtë në Rishikimin e indikatorëve, shtimin e fushave si dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve dhe matjen e përformancës së tyre” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Lidhur me përmbushjen e obligimeve nga ana e komunave për procesin e integrimit Evropian, Zëvendëministri Gecaj tha se gjatë vitit 2014 komunat e Kosovës kanë arritur progres në zhvillimin e buxheteve komunale duke konsultuar qytetarët dhe grupet e interesit, kanë themeluar njësitë e kontrollit të brendshëm, si dhe kanë ndërmarr veprimet konkrete për inventarizimin e pasurisë, kanë zhvilluar programe që lehtësojnë ofrimin e shërbimeve dhe shkurtojnë kohëzgjatjen e pranimit të këtyre shërbimeve. Ndërsa mbetet të punohen me komunat në nxitjen e bashkëpunimit të qëndrueshëm komunal veçanërisht në planifikimin e qëndrueshëm strategjik në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimit ekonomik lokal, si dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtare në fushën teknike dhe administrative. Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së, z Besnik Osmani tha se rekomandimet dhe konkluzionet e raportit të monitorimit të komunave janë të orientuara në tri fusha që kërkojnë angazhim të mëtejmë dhe që kanë të bëjnë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kuvendet Komunale dhe Kryetarët e Komunave.
Në ngjarje morën pjesë Kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Kosovë, Përfaqësues të projekteve që mbështesin komunat dhe qeverisjen lokale dhe përfaqësues nga shoqëria civile e ka hartuar Raportin vjetor të monitorimit të punës dhe funksionimit të komunave të Kosovës për vitin 2014.
Sqarim: ( për më shume detaje rreth raportit ju lutem vizitoni www.mapl-ks-org)