Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së ka mbajtur takimin e përbashkët me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës. Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj ne fjalën hyrëse njoftoi Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave se, qëllimi i këtij takimit është prezantimi i rekomandimeve të përgjithshme të dala nga monitorimi gjithëpërfshirës i komunave
02.12.2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së ka mbajtur takimin e përbashkët me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës. Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj ne fjalën hyrëse njoftoi Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave se, qëllimi i këtij takimit është prezantimi i rekomandimeve të përgjithshme të dala nga monitorimi gjithëpërfshirës i komunave i bazuar në këto objektiva, monitorimi i organeve të komunës në zhvillim dhe zbatimit të legjislacionit, monitorimi i punës së organeve të komunave në funksionalizmin e trupave ndihmës në komuna dhe transparencë komunale, monitorimi i nxjerrjes së legjislacionit sekondar bazuar në afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin primar për vetëqeverisje lokale dhe legjislacionit sektorial përfshinë, monitorimi i zbatimit të kërkesave për rishqyrtim të akteve të kundërligjshme, monitorimi i organizimit të administratës në komunë dhe shërbimeve të veçanta i realizuar, konform planit të punës së MAPL-së për vitin 2015.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për kërkesat për rishqyrtimin e akteve drejtuar komunave me qëllim të harmonizimit të tyre me kornizën ligjore për vetëqeverisje lokale dhe ligjet sektoriale që obligojnë kuvendet e komunave në miratimin e akteve. Në fund të takimit janë nxjerrë edhe konkluzione të cilat ndërlidhen me pikat e diskutimit.