Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 15 mars 2016 ka realizuar vizitën në Komunën e Novobërdës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane.
15 mars 2016, Prishtinë

Zyrtarët nga MAPL u pritën nga nënkryetari i komunës së Novobërdës z. Sinisa Dimic dhe përfaqësuesit e tjerë nga komuna. Në takim u diskutua lidhur me:
Raportimin për zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për periudhën Korrik – Dhjetor 2015;
Obligimet e Komunës së Novobërdës që dalin nga agjenda evropiane për vitin 2016;
Gjatë zhvillimit të takimit z. Yll Valla, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane para të pranishmëve diskutoi çështjen e mungesës së raportimit të komunës së Novobërdës për PVMSA-në për periudhën korrik-dhjetor 2015, si dhe për rëndësinë që ka procesi i raportimit në kontekst të përmbushjes së obligimeve që dalin nga agjenda evropiane për vitin 2016.
Zyrtarët nga MAPL së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Novobërdës u dakorduan se Komuna brenda një afati optimal prej 7 ditësh duhet të përmbush obligimin ligjor për sa i përket raportimit, duke ofruar të dhëna dhe informata për periudhën e vitit të kaluar korrik – dhjetor 2015 nga Plani i Veprimit Komunal për MSA-në.