Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale me fokus të veçantë, ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin e Komitetit Këshillues për finalizimin e dokumentit për Sistemin e Menaxhuar të Performancës së Komunave.
29 prill 2016, Prishtinë
Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale me fokus të veçantë, ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin e Komitetit Këshillues për finalizimin e dokumentit për Sistemin e Menaxhuar të Performancës së Komunave.
Në takimin e Komitetit Drejtues ku morën pjesë përfaqësues të MAPL-së, projektit DEMOS, përfaqësues të ndërmarrjeve publike, Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe koordinatorë të komunave (Prishtinë dhe Gjakovë), u diskutua, për progresin e arritur gjatë kësaj periudhe, si dhe veprimet që do të merren në të ardhmen, për zbatimin e SMP të rishikuar.
Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj tha se sistemi i ri i Matjes së Performancës Komunale është një mekanizëm i rëndësishëm i reformës në pushtetin lokal dhe unik në vlerësimin e ofrimit të shërbimeve nga komunat e Republikës së Kosovës, për qytetarët, në përputhje të plotë me legjislacionin që rregullon qeverisjen lokale në Kosovë.
Për rëndësinë e rishikimit të SMP- ve dhe punën e realizuar deri më tani foli z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performacë dhe Transparencë Komunale, në MAPL dhe z. Ertan Mongulu, përfaqësues nga Projekti DEMOS. Dokumenti i prezantuar mori mbështetje të plotë edhe nga znj. Saranda Pruthi – Cana, përfaqësuese e SDS-së, z. Artan Venhari, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Koordinatorët Komunal për Performancë, pjesëmarrës në këtë takim.
Procesi i rishikimit të Indikatorëve të Performancës Komunale, është paraprirë nga një analizë e vlerësimit të ndërtimit dhe funksionimit të SMPSHK nga zyrtarët e MAPL-së, ekspertë vendorë dhe ndërko¬mbëtarë. Nga ky proces është hartuar edhe Dokumenti i Përgjithshëm i SMPK, i cili është miratuar në parim nga të pranishmit si dhe është aprovuar, plani i aktiviteteve për periudhën e ardhshme.
Takimi i radhës për rishikimin e sistemit të menaxhimit dhe permformancës së shërbimeve publike në komuna, është caktuar të mbahet më 31 maj 2016.