Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit dhe në mbështetjen e Projektit të USAID “Partneritetet për Zhvillim” (USAID PFD) me datë 23 dhe 24 Qershor 2016 mbajti punëtorinë e katërt të përbashkët me zyrtarët komunal për çështjen e publikimit të akteve nënligjore të Komunave në Gazetën Zyrtare. 23 qershor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit dhe në mbështetjen e Projektit të USAID “Partneritetet për Zhvillim” (USAID PFD) me datë 23 dhe 24 Qershor 2016 mbajti punëtorinë e katërt të përbashkët me zyrtarët komunal për çështjen e publikimit të akteve nënligjore të Komunave në Gazetën Zyrtare.
Në këtë punëtori zyrtarët komunalë janë trajnuar për përdorimin e sistemit të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe publikimin e akteve të Komunave në Gazetën Zyrtare.
Komuna pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin: Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Kllokot, Ranillug, Graqanicë, Partesh.
Me këtë përmbyllen punëtoritë e planifikuara gjatë së cilave të gjitha aktet nënligjore të komunave që janë aktualisht në fuqi do të publikohen në Gazetën Zyrtare, duke promovuar kështu transparencën e plotë të kornizës ligjore në nivel lokal