Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, me datën 27 Qershor 2016 ka mbajtur punëtorinë me Sekretarët e Përgjithshëm dhe Drejtoret e Departamenteve Ligjore nga Ministritë e linjës për të diskutuar lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, e po ashtu edhe koordinimin e aktiviteteve me Ministrit e linjës konform obligimeve ligjore që dalin nga Rregullorja e lartshënuar. 29 qershor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, me datën 27 Qershor 2016 ka mbajtur punëtorinë me Sekretarët e Përgjithshëm dhe Drejtoret e Departamenteve Ligjore nga Ministritë e linjës për të diskutuar lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, e po ashtu edhe koordinimin e aktiviteteve me Ministrit e linjës konform obligimeve ligjore që dalin nga Rregullorja e lartshënuar.
Në takim ishte e pranishme znj. Rozafa Ukimeraj, U.D. Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj Ministritë e linjës për kontributin e dhënë në këtë proces, ndër të tjera theksoi se prej miratimit të Rregullores dhe hyrjes në fuqi të kësaj Rregullore nga prilli 2016 kanë hasur në disa vështirësi për shkak të ndryshimeve që ka krijuar kjo Rregullore mirëpo shpreson me një koordinim më të mirë të përbashkët do të mënjanohen.
Në fund të takimit u vlerësua si e domosdoshme mbajtja e takimeve koordinuese me ministritë e linjës për të kërkuar zbatim efektiv të kësaj rregullore qeveritare.