Me datë 30/06/2016 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL organizoi takimin e parë informues me nëngrupin punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026. Qëllimi i takimit kishte karakter njoftues për sa i përket koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. 13 korrik 2016, Prishtinë
Me datë 30/06/2016 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL organizoi takimin e parë informues me nëngrupin punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026. Qëllimi i takimit kishte karakter njoftues për sa i përket koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.
Takimi është kryesuar nga U.D. Sekretare në MAPL znj. Rozafa Ukimeraj, ndërkaq përfaqësuesit e nëngrupit punues për zbatimin e SVL-së të cilët ishin pjesë e këtij takimi vinin nga ZKM/ZPS, MMPH, MASHT, MKRS, MF, MSH, MTI, KLGI, MZHE, EU/EUSR, si dhe përfaqësues nga Kosovo Law Center.
U.D. Sekretare në MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe theksoi se ky është takimi i parë i këtij grupi i cili ka për qëllim më shumë njoftimin me grupin punues, si dhe dakoordimet se si në të ardhmen parashihen të jenë formatet e organizimit të takimeve. Më tej, znj. Ukimeraj bëri një prezantim të shkurtër të Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2016 – 2026, duke filluar nga kronologjia dhe hapat të cilat janë ndërmarr dhe parashihet të ndërmerren në të ardhmen e afërt, si dhe potencoi faktin se në bashkëpunim me partnerët e MAPL-së, në veçanti me OSBE-në, me të cilët është realizuar plani i përbashkët për zbatimin e aktiviteteve të dala nga Strategjia.
Përfaqësuesi i MASHT-it bëri prezantim lidhur me “Aftësimin e të rinjve si fuqi punëtore dhe përgatitja e tyre në tregun e punës”, një prezantim që kishte për qëllim informimin e të pranishmëve lidhur me ndërlidhjen në mes të strategjive të MASHT-it dhe asaj të MAPL-së. Po ashtu, kontributin e tyre në këtë takim e ofruan përfaqësuesit nga ZKM/ZPS, MKRS-ja, MSH, si dhe përfaqësues të tjerë të nëngrupit punues, të cilët shprehen gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve për zbatimin e SVL-së 2016 – 2026.
Në fund pjesëmarrësit u dakorduan që takimi i radhës të mbahet në gjysmën e muajit shtator 2016.