Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 02 gusht 2016 në mbështetje të OSBE-së ka organizuar punëtorinë një ditore, për të diskutuar lidhur me Projekt-Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga MAPL-ja, përfaqësues të OSCE-së, Zyrtarë ligjor të Komunave dhe Kryesues të Komiteteve Konsultative në Komuna. 2 gusht 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 02 gusht 2016 në mbështetje të OSBE-së ka organizuar punëtorinë një ditore, për të diskutuar lidhur me Projekt-Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga MAPL-ja, përfaqësues të OSCE-së, Zyrtarë ligjor të Komunave dhe Kryesues të Komiteteve Konsultative në Komuna.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, e cila theksoi se në kuadër të Planit të Punës së Ministrisë për vitin 2016 është paraparë të hartohet Projekt-Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna. Në këtë takim u prezantua draft i projekt-udhëzimit administrativ dhe ndryshimet të cilat janë bërë në këtë projekt-udhëzim. Diskutimi ishte konstruktiv dhe kishte një pajtim të përgjithshëm të përfaqësuesve te komuna dhe te komiteteve, që përmes këtij projekt-udhëzimi administrativ të krijohet mundësia për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në komuna si mekanizëm i drejtpërdrejte i demokracisë i cili ka bazën ne Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.