Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 16 shtator 2016, ka mbajtur takim me grupin punues për hartimin e Projektligjit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave. Në ketë takim morën pjese përfaqësuesit nga MAPL-ja, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave Kosovës. 16 shtator 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 16 shtator 2016, ka mbajtur takim me grupin punues për hartimin e Projektligjit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave. Në ketë takim morën pjese përfaqësuesit nga MAPL-ja, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave Kosovës.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, në cilësinë e Kryesueses së Grupit Punues, e cili theksoi se në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Strategjisë Legjislative për vitin 2016, është paraparë të hartohet Projektligji për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave, i cili projektligj bënë pjese te kategoria e ligjeve me rëndësi vitale i cili ka bazën prej Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në ketë takim u diskutua në përgjithësi për çeshtje që kanë të bëjnë punën e mëtejme të këtij Projektligji, për zonat kadastrale kriteret për komunat e reja, akterët tjerë te cilët do te konsultohen. Takimi ishte në frymë konstruktive dhe puna do vazhdohet me takime tjera të grupit punues.