Me datë 22 nëntor 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Komunën e Pejës kanë realizuar tryezën e përbashkët me komunat e rajonit të Pejës, përfshirë Istogun, Deçanin dhe Klinën, institucionet e tjera lokale, si dhe organizatat jo qeveritare që veprojnë në atë pjesë, për të diskutuar dhe trajtuar koordinimin e aktiviteteve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, përmbushjen e obligimeve të komunave nga agjenda evropiane, ndërmarrja e iniciativave për përfitim nga fondet IPA përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe programeve të bashkëpunimit ndërkufitar. 23 nëntor 2016
Me datë 22 nëntor 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Komunën e Pejës kanë realizuar tryezën e përbashkët me komunat e rajonit të Pejës, përfshirë Istogun, Deçanin dhe Klinën, institucionet e tjera lokale, si dhe organizatat jo qeveritare që veprojnë në atë pjesë, për të diskutuar dhe trajtuar koordinimin e aktiviteteve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, përmbushjen e obligimeve të komunave nga agjenda evropiane, ndërmarrja e iniciativave për përfitim nga fondet IPA përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe programeve të bashkëpunimit ndërkufitar.
Përfaqësuesit nga MAPL prezantuan para të pranishmëve obligimet që bien në përgjegjësi të komunave nga agjenda evropiane me fokus në çështjet e nxitjes së bashkëpunimit ndërkomunal dhe mënyrës së përfitimit përmes aplikimeve në programet e bashkëpunimit ndërkufitar. U diskutuan shumë çështje nga pjesëmarrësit me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve. Në përmbyllje të tryezës, pjesëmarrësit u pajtuan që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdoj edhe më tej në kontekst të përmbushjes së obligimeve të përbashkëta nga agjenda evropiane për Kosovën.