Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 25 nëntor 2016, ka mbajtur takim e dytë me Grupin Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Projektligjin për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave. 30 nëntor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 25 nëntor 2016, ka mbajtur takim e dytë me Grupin Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Projektligjin për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave.
Në ketë takim morën pjesë përfaqësuesit nga MAPL-ja, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave Kosovës.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, U.D e Udhëheqëses së Departamentit Ligjor dhe Monitorim te Komunave në MAPL, në cilësinë e Kryesueses së Grupit Punues, e prezantojë para të pranishmeve Draftin e parë të hartuar nga grupi i brendshëm punues. Drafti është hartuar konform udhëzuesit të Qeverise për hartimin e Koncept dokumenteve.
Gjatë takimit u diskutuan opsionet e Draftit nga anëtarët e grupit u kërkua që edhe anëtarët nga institucionet tjera të përfshira në ketë grup punues të punojnë për të plotësuar këtë draft. Ky draft do të zhvillohet edhe më tutje, ku do të plotësohet edhe me pjesë tjera të anëtarëve të grupit. Grupi punues do të vazhdojë punën e tij edhe me takime tjera deri në përfundimin e këtij koncept dokumenti.