Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri ku po zhvillon takime me përfaqësues të lartë të Austrisë.
30 nëntor 2016, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri ku po zhvillon takime me përfaqësues të lartë të Austrisë.
Zëvendësministri Dedaj u prit në takim nga z. Dr. Werner Almhofer, Ambasador në Ministrinë e Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Austrisë i ngarkuar për çështje të Ballkanit Perëndimor pran kësaj Ministrie. Gjatë takimit, Zëvendësministri Dedaj fillimisht falënderoj Austrinë dhe popullin mik të saj për kontributin e madh për Kosovën dhe të ardhmen Evropiane të saj. Zëvendësministri Dedaj, njëkohësisht diskutoj me diplomatin e lartë Austriak çështjen e demarkacionit, asociacionit dhe reformës zgjedhore në Kosovë.
Gjithashtu temë diskutimi në takim ishin edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës dhe hapjen e proceseve të integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimin me z. Almhofer, Zëvendësministri Dedaj, diskutoi edhe për punësimin sezonal të kosovarëve si dhe lehtësimin e procedurave për studentët e Kosovës për të studiuar në Universitetet e Austrisë. Nga ana e tij, Ish Ambasadori i OSBE –së në Kosovë dhe aktualisht Ambasador për çështjet e Ballkanit Perëndimor pranë Ministrisë së Jashtme të Integrimeve Evropiane të Austrisë ritheksoj interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për te gjitha proceset ekonomike, integruese, demokratike, dhe politike të Kosovës.