Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 01 dhjetor 2016, ka mbajtur Konsultim Publike me shoqërinë civile që merren me vetëqeverisjen lokale dhe anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Anëtarët e grupit punues ishin përfaqësuesit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ministria e Drejtësisë, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Financave. 5 dhjetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 01 dhjetor 2016, ka mbajtur Konsultim Publike me shoqërinë civile që merren me vetëqeverisjen lokale dhe anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Anëtarët e grupit punues ishin përfaqësuesit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ministria e Drejtësisë, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Financave.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, U.d. e Udhëheqëses se Departamentit Ligjor dhe Monitorim te Komunave në MAPL, në cilësinë e Kryesueses se Grupit Punues e cila i njoftoj te pranishmit për procedurat e hartimin të Koncept dokumentit për Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Ajo theksoj se konsultimi publik me shoqërinë civile është obligim ligjor konform legjislacionit ne fuqi dhe shtoi se mirëpresim propozimet dhe sygjerimet e shoqërisë civile, ajo njoftoi se ky koncept dokument ka kaluar edhe fazën e konsultimit paraprak me ministritë e linjës, komunat, drejtorët e drejtorive të zhvillimit ekonomik, dhe zyrtarë ligjor të komunave në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku kanë komentuar lidhur me koncept dokumentin në fjalë. Diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe anëtarët e grupit punues ishte konstruktiv dhe kishte një pajtim të përgjithshëm që ky koncept dokument të ndjek procedurat tutje dhe te dërgohet për miratim në Qeveri.