Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Gjergj Dedaj mori pjesë në Kongresin e Aleancës Liberale Demokratike të Europës në Varshavë të Polonisë, e cila është mbajtur nga data 01 deri më 03 dhjetor 2016. 6 dhjetor 2016
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Gjergj Dedaj mori pjesë në Kongresin e Aleancës Liberale Demokratike të Europës në Varshavë të Polonisë, e cila është mbajtur nga data 01 deri më 03 dhjetor 2016.
Zëvendësministri Dedaj ditën e parë të Kongresit mori pjesë në sesionin e Euroliberlave kushtuar të ardhmës së bashkëpunimit ndërmjet NATO-së dhe Bashkimit Europian duke kërkuar një perspektiv të qartë të antarësimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Me këtë rast të këtij samiti të euroliberalve ku marrin pjesë përfaqësuesit e rreth 40 shteteve të Europës, z.Dedaj takoj edhe Presidentin e ALDE dhe njëherësh deputet i Parlamentit Europian z. Hans Van Baalen, Komisionerët e BE-së Cecilia Malmstrom dhe Margarete Vestager, ish Kryeministrin e Belgjikës Guy Verhofstadt si dhe lider të euroliberalve nga të cilët kërkon mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe të perspektivës euroatlantike për vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Siç pritet euroliberalët do të vejnë lartë në agjendën e tyre çështjen e liberalizimit të vizave dhe perspektivën europiane të Kosovës dhe vendeve të rajonit.