Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është majtur takimi i Nëngrupit për fushatë Informuese… 20 maj 2011, Prishtinë
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është majtur takimi i Nëngrupit për fushatë Informuese.
Takimi u kryesua nga znj. Lumnije Demi, drejtoreshë e zyrë për informim dhe u bashkëkryesua nga znj. Alma Tafarshiku, Zyrtare e Lartë për Decentralizim – Zyra Civile Ndërkombëtare/ICO.
Znj. Demi prezantoi rendin e ditës së takimit dhe vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve të vitit të kaluar si dhe planet për aktivitetet në Mitrovicë (2011-2012)
Bashkëkryesuesja e nëngrupit punues për fushatë znj. Alma Tafarshiku njoftoi se në këtë takim do të bëhet edhe prezantimi i planeve dhe aktiviteteve të Zyrës Civile Ndërkombëtare nga ZCN – Mitrovicë dhe theksoi se këtë vit Zyra Civile Ndërkombëtare ka bërë rishikimin e prioriteteve dhe një nga prioritetet mbetet themelimi i komunës së Mitrovicës.
Ndërkaq, përfaqësuesja nga UNDP znj. Rreze Duli njoftoi anëtarët se UNDP në bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në kanë organizuar shumë aktivitete përfshirë kampanjën në vitin 2009 si dhe kampanjën në vitin 2010 që ka qenë e fokusuar në Mitrovicë. Znj. Duli theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MAPL-në.
Në kuadër të takimit, nga përfaqësues të Ekipit përgatitor të Mitrovicës /EKP, u prezantuan aktivitetet e fundit informuese dhe planet për të ardhmen në këtë pjesë.