Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, z. Naser Korça, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rregullimi i kanalizimit në fshatin Llashticë” në Komunën e Gjilanit.
14 shkurt 2017, Prishtinë

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Gjilanit u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat.