Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim përfaqësues nga Fondacioni i Paqes Zvicerane në përbërje të z.Matthias Boss dhe z.Krenar Loshi. 27 shkurt 2017, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim përfaqësues nga Fondacioni i Paqes Zvicerane në përbërje të z.Matthias Boss dhe z.Krenar Loshi.
Përfaqësuesit e Fondacionit të Paqes Zvicerane, që përfaqësojnë Ambasadën Zvicerane në Kosovë, po realizojnë hulumtim të pavarur lidhur me implementimin projektit DEMOS në Kosovë "Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave ", projekt ky i financuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.
Gjatë takimit, Zëvendësministri Gecaj i njoftoi përfaqësuesit nga Fondacioni i Paqes Zvicerane lidhur me fushëveprimtarinë e projektit DEMOS dhe koordinimin e projektit me Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunat e Kosovës në raport me mbështetjen dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.
Me ketë rast, Zëvendësministri Gecaj tha se projekti DEMOS ka ofruar mbështetje për komunat në financimin e projekteve të rëndësishme për komunat përfshirë investime në infrastrukturë, ngritje të kapaciteteve dhe gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, çdo vjet, nëpërmjet grandeve, janë shpërblyer komunat që kanë treguar performancën më të mirë në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët.