Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj , qëndroi në Lezhë me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z. Fran Frrokaj, për të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 573 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, kur me 02 Mars 1444, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i ndodhur para sfidave të rënda nga okupatorët e Perandorisë Otomane, ftoi të gjithë prijësit shqiptarë për tu bashkuar në Lezhë. 6 Mars 2017, Prishtinë,
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj , qëndroi në Lezhë me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z. Fran Frrokaj, për të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 573 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, kur me 02 Mars 1444, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i ndodhur para sfidave të rënda nga okupatorët e Perandorisë Otomane, ftoi të gjithë prijësit shqiptarë për tu bashkuar në Lezhë.
Me këtë rast, duke folur para pjesëmarrësve të pranishëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zëvendësministri Dedaj ritheksoj rëndësinë historike të Besëlidhjes së Lezhës për tu përballur nga okupimi i egër shekullor i hordhive barbarë otomanë duke potencuar se prijësit shqiptarë, liderët e institucioneve dhe partive politike duhet të jenë të bashkuar dhe unik sa herë që kërkohet interesi i popullit shqiptar.
Me rastin e qëndrimit në Shqipëri, Zëvendësministri Dedaj, takoi në Tiranë autoritete të jetës politike, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithashtu ishte i ftuar në studio të Radio Televizionit Shqiptar.