Grupi Punues për shqyrtimin e akteve ligjore, nënligjore, koncept dokumenteve dhe strategjive, që adresohen tek MAPL nga Ministrit e linjës, ne fazën e konsultimit paraprak sot me datën 28 shkurt 2017, ka mbajtur takimin e parë. 28 shkurt 2017, Prishtinë
Grupi Punues për shqyrtimin e akteve ligjore, nënligjore, koncept dokumenteve dhe strategjive, që adresohen tek MAPL nga Ministrit e linjës, ne fazën e konsultimit paraprak sot me datën 28 shkurt 2017, ka mbajtur takimin e parë.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, në cilësinë e Kryesueses se Grupit Punues e cila njoftoj anëtarët e grupit punues për ecurinë e punës rreth shqyrtimit të akteve që vijnë nga Ministrit e linjës për konsultim paraprak.
Po ashtu grupi shqyrtoj edhe Projekt-rregulloren mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, e cila është hartuar nga MF. Diskutimi me anëtarët e grupit ishte konstruktiv dhe kishte një pajtim të përgjithshëm për të vazhduar punën tutje.