Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020, me datë 6 mars 2017, u mbajt Dita Informuese në Pejë, ku të pranishëm ishin rreth 45 pjesëmarrës nga institucione dhe organizata të ndryshme, të cilët u njoftuan me Programin, Thirrjen që do të shpallet në ditët në vijim dhe format e aplikimit që duhet të plotësohen. 7 mars 2017, Prishtinë
Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020, me datë 6 mars 2017, u mbajt Dita Informuese në Pejë, ku të pranishëm ishin rreth 45 pjesëmarrës nga institucione dhe organizata të ndryshme, të cilët u njoftuan me Programin, Thirrjen që do të shpallet në ditët në vijim dhe format e aplikimit që duhet të plotësohen.
Gjithashtu të pranishmit patën mundësinë të njohin dhe të gjejnë partner për aplikim, pasi të pranishëm kishte organizata dhe institucione nga Kosova dhe Mali i Zi.
Sot me datë 7 mars 2017 është duke u mbajtur dita e parë e trajnimit për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve. Ky trajnim do të vazhdoj edhe me datë 8 dhe 9 Mars 2017, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen me metodat më të mira se si të shkruajnë projekte cilësore dhe të zhvillojnë idetë e tyre.
Dita Informuese dhe Trajnimi për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve, organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ministria për Çështje Evropiane nga Mali i Zi dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik, i ngritur nga të dy vendet.