Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj, me datë, 09 mars 2017 morri pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)”. 9 mars 2017, Prishtinë
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj, me datë, 09 mars 2017 morri pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)”.
Projekti USAID/AKT, ka mbështetur Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për përmbushjen e mandatit të saj, në kontekst të zhvillimit dhe avancimit të qeverisjes lokale në Kosovë. Përveç kësaj, projekti AKT ka përkrahur MAPL-në dhe 16 komunat partnere, lidhur me: zhvillimin e kapaciteteve profesionale, avancimin e sistemit të komunikimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, buxheteve dhe financimit komunal, sistematizimin e vendeve të punës, si dhe vendosjen e sistemit unik të menaxhimit financiar.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), pranoj nga projekti “Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)”, një Certifikatë për bashkëpunimin korrekt dhe për rezultatet e arritura bashkarisht.