Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj , ka filluar një cikël të takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës për tu informuar me funksionimin e pushtetit lokal dhe problemet me të cilat ballafaqohen udhëheqësit e komunave kosovare. Fillimisht Zëvendësministri Dedaj takoi z. Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit, të kësaj komune të dytë për nga madhësia në Kosovë e cila ka shënuar rezultate të rëndësishme në zhvillimin e Prizrenit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune multietnike dhe multifetare të Republikës së Kosovës. Prishtinë, 13 Mars 2017
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gjergj Dedaj , ka filluar një cikël të takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës për tu informuar me funksionimin e pushtetit lokal dhe problemet me të cilat ballafaqohen udhëheqësit e komunave kosovare. Fillimisht Zëvendësministri Dedaj takoi z. Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit, të kësaj komune të dytë për nga madhësia në Kosovë e cila ka shënuar rezultate të rëndësishme në zhvillimin e Prizrenit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune multietnike dhe multifetare të Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri Dedaj ritheksoj domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit të objekteve të trashëgimisë kulturore historike të këtij qyteti të rëndësishëm të Kosovës. Toleranca ndër-etnike dhe ndër-fetare është një vlerë e cila duhet të kultivohet në Prizren dhe tërë Kosovën duke mos lejuar politizimin dhe mveshjen me petkun fetar të asnjë objekti të traditës kulturore dhe historike të Prizrenit. Kryetari Muja foli për të arriturat e pushtetit komunal në përmirësimin e gjendjes në qytetin e Prizrenit dhe rrethinës së tij.