Grupi Punues Ndërministror mban takimin e parë për vitin 2017 lidhur me hartimin e Koncept Dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin e radhës të grupit punues ndërministror për hartimin e koncept dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale për të diskutuar për punën e deritanishme e cila është bërë, si dhe për opsionet kryesore të cilat janë dhënë për procesin e themelimit të Akademisë për Vetëqeverisjes Lokale.

Prishtinë, 14 mars 2017

Në fund, të takimit pjesëmarrësit u pajtuan që:

• Takimi i radhës të mbahet në javët në vijim;
• Të sigurohet pjesëmarrja dhe prezenca e të gjithë anëtarëve të grupit punues ndërministror;
• Të vazhdohet me finalizimin e draftit të Koncept dokumentit, si dhe të kalohet me procedurat e konsultimit paraprak dhe konsultimit publik;