Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Zëvendësministri Gecaj u prit në takim edhe nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Mehmed Zenka, dhe këshilltari i tij z. Fikret Dinosha. 21 mars 2017, Prishtinë
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Zëvendësministri Gecaj u prit në takim edhe nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Mehmed Zenka, dhe këshilltari i tij z. Fikret Dinosha.
Në takimin e përbashkët të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe shkëmbimet e përvojave më të mira në fushën e drejtave të njeriut dhe pakicave.
Vizita e Zëvendësministrit Gecaj në Malin e Zi u realizua në kuadër të organizmit të ceremonisë së Thirrjes për Projekt-Propozime dhe Sesionit Informues në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020.