Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën, 23 mars 2017 ka organizuar takimin e përbashkët ndërministror me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive të Linjës, lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave me mbështetje te OSBE-Seksioni për Demokratizim. 24 mars 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën, 23 mars 2017 ka organizuar takimin e përbashkët ndërministror me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive të Linjës, lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave me mbështetje te OSBE-Seksioni për Demokratizim.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga MF, MMPH, MPMS, MAP, MKK, MPB, MASHT, MTI, MBPZHR dhe MZHE.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në DLMK në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në cilësinë e kryesueses ajo i njoftoi pjesëmarrësit lidhur me procedurat dhe koordinimin që MAPL-ja është duke bërë me ministritë e linjës për shqyrtimin e akteve të komunave.
Pjesëmarrësit e të gjitha ministrive të linjës diskutuan bashkërisht për avancimin e formës së komunikimit dhe vendosjes së një sistemi efikas sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të komunave.