Me datë 23 Qershor 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetje të OSBE-së, organizuan takimin e përbashkët me koordinatorët për performancë komunale dhe zyrtarët për informim të komunave (70 zyrtarë komunal) me temë “Promovimi i transparencës komunale pas publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016". 27 qershor 2017, Prishtinë
Me datë 23 Qershor 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetje të OSBE-së, organizuan takimin e përbashkët me koordinatorët për performancë komunale dhe zyrtarët për informim të komunave (70 zyrtarë komunal) me temë “Promovimi i transparencës komunale pas publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016".
Në këtë takim është prezantuar raporti i Performancës për vitin 2016, rezultatet e këtij raporti, sistemi i rishikuar i performancës komunale, ndryshimet cilësore dhe funksionale të bëra në sistemin e menaxhimit të performancës komunale. Është sukses i përbashkët i MAPL-së, komunave dhe të gjitha institucioneve lokale të qeverisjes të cilat kanë arritur të përdorin këtë sistem në mënyrën më të mirë për raportimin e të dhënave për secilin tregues. Analiza e këtij raporti me personat përgjegjës të komunave u vlerësua nga të gjithë akterët të cilët kanë qenë pjesë e procesit për rishikimin e sistemit për menaxhimin e performancës komunale. Në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit u pajtuan që në të ardhmen, komunat së bashku me MAPL- në, të vazhdojnë punën për avancimin e këtij sistemi dhe ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve komunale.