Zëvendësministri i MAPL-së z. Basri Musmurati priti në takim përfaqësuesit e komunave të reja dhe zyrtare të organizatës FRACTAL

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti  në takim  delegacionin nga Organizata Frackal nga Beogradi të shoqëruar… 10 qershor 2011

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti  në takim  delegacionin nga Organizata Frackal nga Beogradi të shoqëruar nga kryetari i Komunes se Kllokotit,  z. Sasha Mirkovic, nen- kryetaret e komunave, Dejan Jocić-nga komuna e Sterpces,  Nebojsha Kenic nga Komuna e Ranillugut dhe Radovan Denic nga komuna  Novo Bërdes.

Në takim u diskutua për progresin qe ka shënuar procesi i decentralizmit në Kosovës pas themelimit të komunave të reja Gracanicë, Ranillug, Kllokot, Partesh dhe zgjerimi i Komunës  së Novobërdës.

Zëvendësministri i MAPL- se  z. Basri Musmurati e njoftoi delegacionin lidhur me rolin e MAPL- së ne raport me komunat e reja përkatësisht  veprimet qe ka ndërmarrë MAPL – ja në drejtim te funksionalizimit dhe zhvillimit  të komunave të themeluara me procesin e decentralizimit.

Sipas Drejtorit te Organizatës,  z. Filip Pavlovaovic, organizata Fraktal do ti mbështes komunat  e reja që të zhvillojnë strategji dhe zbatojnë politika që do ti heqin pengesat për zhvillimin e biznesit lokal.

Zëvendësministri Musmurati tha se Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë  të jetë e hapur për të gjitha organizatat që ndihmojnë në forma të ndryshme zhvillimin e komunave në Kosovë.