Me datë 28 dhe 29 Qershor 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni, organizuan ditët informuese dhe forumet për kërkimin e partnerëve potencial me rastin e shpalljes së thirrjes për projekte në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë- Maqedoni 2014-2020, aktivitete të cilat janë planifikuar të mbahen në Kumanovë dhe Tetovë.
29 qershor 2017

Organizimi i sesioneve informuese është bërë në përputhje me objektivat e përcaktuara të Dokumentit të Programit, ku qëllim kryesor i thirrjes për propozime është që të nxisë bashkëpunimin dhe organizmin në mes të institucioneve në rajonin ndërkufitar, në mënyrë që të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe të forcoj kohezionin social. Gjithashtu, aplikantët potencial u njoftuan me kushtet, rregullat dhe procedurat e aplikimit në skemën e granteve për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni 2014-2020, thirrje e cila ka filluar lansimin me datë 13 Qershor 2017.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe interesimin e tyre për të aplikuar në këtë program nga i cili përfitues do të jenë qytetarët dhe banorët e regjioneve nga zonat ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ndër të tjera, znj. Ukimeraj i inkurajoj pjesëmarrësit që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe i njoftoi se për çdo ndihmë apo asistencë, mund të drejtohen tek Zyra e Antenës në Kumanovë, Sekretariati i përbashkët teknik që gjendet në Gjilan, por edhe tek zyrtarët e MAPL-së.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 28 Korrik 2017, në ora 16:00.