Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Organizuar AKK-ja filloi… 27 qershor 2011
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Organizuar AKK-ja filloi aktiviteti “Java e komunave”, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, kryetarët e komunave dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi tha se synimi i qeverisë së Kosovës vazhdon të mbetet mbështetja dhe promovimi i pushtetit lokal në Kosovë që nënkupton ofrimin e shërbimeve të përditshme, cilësore për qytetarët dhe krijimin e infrastrukturës për një jetë sa më të mire.
Ndërsa Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se fokusi i MAPL-së është të mbështetja në vlerat evropiane duke marr pjesë aktivisht në procesin e ri-atdhesimit, i cili është parakusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Për rendësinë dhe rolin e kësaj ngjarje foli edhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Bajrush Xhemajli, Kryetari i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropë z. Keith Whitmores, dhe përfaqësues të tjerë.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Rrjetit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës Juglindore, kryetarë të bashkive të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues nga USAID-i, OSBE-ja dhe UNDP-ja.