Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunat: Mitrovicë dhe Podujevë 17 mars 2011, Prishtinë Në… 17 mars 2011, Prishtinë
Në kuadër të agjendës së rregullt të vizitave në komuna, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka qëndruar në komunën e Mitrovicës dhe Podujevës.
Gjatë takimit me kryetarin e Mitrovicës, Zv/kryeministri Petroviq ka theksuar përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për këtë komunë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, enkas në projektet që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune.
"Do të bashkpunojmë në mënyrë që të implementojmë projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të këtushëm”, ka thënë zëvendëskryeministri Petroviq. Në anën tjetër kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati premtoi bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Zëvendëskryeministri Petroviq gjatë vizitës së tij në Mitrovicë ka qëndruar edhe në zyrën e Mapl-së në këtë komunë si dhe është takuar me Ekipin Përgatitor Komunal.
Më pas, zëvendëskryeministri dhe Ministri Petroviq vizitoi edhe komunën e Podujevës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Agim Veliu. Edhe në këtë komunë u zotua se do të mbështes projektet në të mirë të të gjithë qytetarëve.