Gjatë vizitës në Irlandë të Veriut Ministri Petrovic takoi Kryetarin e Belfastit Niall O Donnghaile

Gjatë qëndrimit në Irlandën e Veriut, Ministri Petrovic është pritur edhe nga Kryetari i Belfastit z…. 29 qershor 2011

Gjatë qëndrimit në Irlandën e Veriut, Ministri  Petrovic është pritur  edhe nga Kryetari i Belfastit z. Niall O Donnghaile.

Me këtë rast janë shkëmbyer përvoja të vlefshme në organizimin e qyteteve duke patur ne vëmendje që Belfasti dhe Prishtina kane përafrisht të njëjtën madhësi dhe në banorë dhe kjo ka qenë e dobishme për të marrë mësimet sidomos në kohën kur MAPL po përgatit  ligjin e qytetit të Prishtinës.

Në të gjitha takimet, Ministrit Petrovic i është rezervuar një pritje miqësore, dhe aktivitetet e tij po përcillen  me interesim të madh edhe nga mediat lokale dhe organizatat joqeveritare që punojnë me komunitetet në Belfast.

Gjatë vizitës  në Irlandën e Veriut Zëvendëskryeministri Petrovic do ti vazhdoj takimet me ministra të linjave te ndryshme si të arsimit, shëndetësisë, ministrin për ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të Irlandës së Veriut.