Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme… Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë z.Gordan Jandrokovic
Zëvendëskryeministri Petrovic i bën ftesë zyrtare homologut te tij për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje lokale që do të organizohet nga MAPL
Zagreb, 06 korrik 2011
Ftesa për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale, që do ta organizojë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shtator të këtij viti, e karakterizoi fillimin e takimit të sotëm të Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane z.Gordan Jandrokovic.
Gjatë këtij takimi Ministri Slobodan Petrovic e njoftoi Ministrin kroat z. Gordan Jandrokovic lidhur me të arriturat dhe progresin e shënuar në Kosovë në disa aspekte si decentralizmi, reforma në qeverisjen lokale si dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, z.Gordan Jandrokovic tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështet Kosovën drejt avancimin të proceseve integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Në kuadër të agjendës së takimeve me përfaqësues të lartë shtetëror shtetëror të Kroacisë, nesër Zëvendëskryeministri Petrovic do të zhvillojë një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic, dhe me Kryetarin e Komunës së Zagrebit, z.Milan Bandic.
Vizita e Ministrit Petrovic në Kroaci po realizohet në kuadër të forcimit të madhënjeve ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë dhe bashkëpunimit reciprok në fushën e qeverisjes lokale.