19 gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, u takua me ambasadorin e Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Boban Bobev.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic bisedoi me ambasadorin bullgar, rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve që janë duke bërë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale, e cila pritet të mbahet me 5 dhe 6 shtator ne Prishtinë.
Në këtë Konferencë në mesin e shumë shteteve të tjera do të jenë të ftuar edhe përfaqësues nga Republika e Bullgarisë.