Zëvendës Kryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq u takua sot me Kryeministren Jadranka Kosor, e shoqëruar nga një delegacion i lartë i Qeverisë së Kroacisë. Ministri Petroviq dhe Kryeministrja Kosor kanë renë dakord që çështjet e diskutueshme në Kosovë mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut të hapur në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

"Vetëm një dialog i hapur në mes të Beogradit dhe Prishtinës mund të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe të stabilizimit në rajon," tha Kosor. Ministri Petroviq përgëzoi Kroacinë për përfundimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe shtoi se progresi i Kroacisë si një lider në rajon paraqet një mundësi dhe një shembull për vendet e tjera në rajon.
"Kroacia ka qenë për komunitetin serb në Kosovë një shembull dhe motivim për të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës. Kosova dëshiron që të arrijë standardet në të gjitha fushat si Kroacia dhe pret përkrahje në përparimin drejt integrimeve evro-atlantike," tha Petroviq.
Zëvendës Kryeministri theksoi gjithashtu se politika të cilën e përfaqëson është e barabartë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe thekson integrimin të gjithëve në shoqërinë kosovare, duke respektuar plotësisht diversitetet dhe kulturat.
"Partia politike që unë përfaqësoj artikulon një politikë të përgjegjshme që nxit bashkëjetesën dhe një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë kuptim, edhe pse jo i shumtë, komuniteti kroat do të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës dhe të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit kroat të cilët janë të zhvendosur janë të mirëpritur për t’u kthyer në Kosovë", theksoi Petroviq.