Prishtinë, 15 shtator 2011
Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Në një takim konstruktiv u diskutua për Kosovën me fokus për veriun e Kosovës.
Zëvendëskryeministri falënderoi z. Rasmussen për një rol shumë pro-aktiv të KFOR-it në Kosovë, veçanërisht në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.Zoti Petrovic tha se vetëm në mënyrë paqësore duhet zgjidhur situatën dhe të respektohet marrëveshja e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës në raundin final të negociatave në Bruksel.

Gjithashtu, ai vuri në theks procesin e decentralizimit si proces të vetëm të mundur që mund të zvogëlojë tensionet dhe të ofrojë mundësi për të gjithë qytetarët në veri.
"Vizita e zyrtarëve të lartë nga NATO Aleanca inkurajon dhe jep sinjal të qartë se komuniteti ndërkombëtar është shumë i përfshirë në procesin e tanishëm në Kosovë dhe kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer krizën në veri të Kosovës," tha Petrovic në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm Rasmussen.Nga ana tjetër, z. Rasmussen përshëndeti rolin e zëvendëskryeministrit dhe partisë politike të cilën e përfaqëson ai në institucione dhe beson se e vetmja mënyrë për të krijuar paqe dhe stabilitet është integrimi i të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave.
"KFOR-i në Kosovë për vite tani ka një rol kyç në krijimin e paqes dhe stabilitetit. Qëllimi i misionit tonë është që të sigurojë paqen”, porositi Rasmussen.
Ai shtoi se është sfidë që të zbatohet marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës e 2 shtatorit dhe se ai shpreson se nuk do të vijë deri te kurrfarë reagime negative.